Në margjinat e Forumit të Prespës për Dialog të këtij viti, sot u mbajt takimi i Treshes kryesuese me OSBE-në: Ministrit të Punëve të Jashtme të Polonisë, Zbigniew Rau, Ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, dhe në emër të Ministres së Punëve të Jashtme Suedisë, Ambasadorja Kristin Forsgren Bengtsson. Në takim mori pjesë edhe Sekretarja e Përgjithshme e Organizatës, Helga Schmid.
Në takim u diskutua për rreziqet aktuale të sigurisë me të cilat përballet rajoni i OSBE-së dhe roli i Organizatës në ballafaqimin e tyre. Gjithashtu, kryesuesi aktual i OSBE-së, Ministri i Punëve të Jashtme i Polonisë, Zbigniew Rau, informoi për përvojën e tyre të deritanishme në kontekstin e dhënë dhe sfidat me të cilat ballafaqohen gjatë implementimit të agjendës së tyre.
Ministri Osmani theksoi se respektimi i parimeve dhe angazhimeve të përbashkëta të konfirmuara të Organizatës nuk duhet të vihen në pyetje dhe se Treshja e OSBE-së në mënyrë aktive do të punojë në mbrojtjen dhe promovimin e tyre.
Në takim u miratua edhe deklaratë e përbashkët, me të cilën, ndër të tjera, u rikonfirmua dënimi i agresionit të Federatës Ruse ndaj Ukrainës dhe u bë thirrje për deeskalim të menjëhershëm.