Takimi në ShBA prish raportet Serbi-Rusi, debat i ashpër mes Gjuriqit dhe zëdhënëses së Putinit në rrjetet sociale

Takimi mes Kosovës dhe Serbisë nën mikpritjen e ShBA-ve në Shtëpinë e Bardhë ka shkaktuar qarje të raporteve mes zyrtarëve serb dhe atyre rus.

Marketing

Gjatë ditës së djeshme, i ashtuquajturi Drejtor për Zyrën e Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka zhvilluar një debat të ashpër me zëdhënësen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakhraova.

Kjo e fundit postoj një fotografi të Vuqiqit të ulur përballë tryezës së Trumpit, ndërsa poshtë ka publikuar një fotografi tjetër të aktorës Sharon Stone, që në atë rol po merrej në pyetje nga policia.

Marko Gjuriq nuk e ka mirëpritur aspak këtë postim të Zakharovas, duke ju kundërpërgjigjur në Twitter.

“Ky president nuk e tha asnjë fjalë të keqe kundër Rusisë. Ai president priti për një orë e gjysmë për t’u takuar me presidentin rus dhe nuk kërkoj karrige të veçantë. Unë do të lejoj të sulmoni Serbinë krenare. Turp të kesh!”, u shprehë ai në postimi ne tij në Twitter.