Takohen sot Zaev e Mickovski, diskutojnë për regjistrimin dhe Kodin zgjedhor

Kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski do të takohen sot në ora 13;00 për të diskutuar rreth procesit të regjistrimit të popullsisë.

Marketing

Në takimin e sotëm që do të mbahet në Klubin e Deputetëve dy liderët e bllokut politik maqedonas do të diskutojnë edhe për ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe zgjedhjet lokale të parapara në muajin tetor.

Lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, lideri i opozitës është pajtuar që si fillim të shihet rezultati i zgjedhjeve lokale dhe më pas të vendoset për zgjedhje të mundshme parlamentare.

Marketing