Takohen Zaev dhe Haradinaj në konferencën e Sigurisë në Munih

Në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munih janë takuar Kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe homologu i tij kosovar Ramush Haradinaj.

Marketing

Në kuadër të konferencës së Sigurisë në Munih, pata kënaqësinë të takoj edhe kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev.

Mikun dhe homologun tim maqedonas, e urova edhe njëherë për nënshkrimin e dokumentit të parë konkret që i hap rrugë anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Kosova qëndron e përkushtuar në ndërtimin e një rajoni stabil dhe në këtë drejtim marrëdhëniet me fqinjin tonë jugor janë të shkëlqyera! – ka shkruar kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj