Ballina Aktuale Taksistët protestojnë për vendparkim në Bit Pazar

Taksistët protestojnë për vendparkim në Bit Pazar

Dhjetëra taksistë sot kanë bllokuar udhëkryqin tek gjykatat në Shkup me kërkesën për të rikthyer në përdorim stacionin e vjetër, përveç të riut që është caktuar përballë poliklinikës në Bit Pazar.

Marketing

“Nuk ka punë aty, nuk ka lëvizje të njerëzve, të gjitha daljet çojnë tek vendi i vjetër para Zeginit. Kërkesa jonë është që të mund të parkohemi 3 vetura ku kemi qenë më herët të na e mundësojë qyteti i Shkupit, pastaj në stacionin e ri do ta shfrytëzojmë për të pritur rend”, tha Menduh Gavazi, përfaqësues i taksistëve.

“Këto janë dënimet që jemi parkuar në vendin e vjetër, sepse nuk ka mundësi që të kemi myshteri në vendin e ri. Në stacionin e ri nuk vjen askush, është më larg dhe vend i fshehur”, u shpreh një protestues.

Nga Qyteti i Shkupit hedhin poshtë kërkesat duke theksuar se problemi shumëvjeçar është zgjidhur me ngritjen e pikës së re të parkimit për taxi. Krerët e qytetit i bëjnë thirrje taksistëve respektojnë vendimin dhe të mos shkaktojnë kaos në komunikacion.

Qyteti i Shkupit

“Vendi ku taksistët janë parkuar deri më tani ka qenë i paligjshëm…Çdo hap që është ndërmarrë në lidhje me aksionet në Bit-Pazar është bërë në konsultim me njerëzit të cilët jetojnë, punojnë ose shfrytëzojnë atë hapësirë. Ndryshime ose lëshime në këtë drejtim nga ana e Qytetit te Shkupit, nuk do të ketë”.

Nga ana tjetër taksistët paralajmërojnë se do të vazhdojnë më protesta deri sa nuk merren parasysh kërkesat e tyre.

Marketing
Exit mobile version