Në kohët kur martesa nuk është më në mendimet e të rinjëve, riprodhimi gjithashtu po mendohet çdo ditë e më pak, duket se një ‘zgjidhje’ e re po praktikohet prej atyre që, të vetëm, nuk mund të blejnë dot një shtëpi. Tani nuk është më nevoja të kesh një marrëdhënie romantike për të blerë një shtëpi (shumica e kredimarrësve janë çifte të martuar).

Tani që nuk po martohen më, të rinjtë po blejnë

Të dhënat aktuale në Amerikë tregojnë se të blesh shtëpi me një shok/shoqe do të jetë trendi në rritje në tregun e shtëpive. Nga 5% që ka qenë e njohur kjo praktikë në vitin 2021, ka shkuar në 16% në vitin 2023. Sigurisht që ngelet ende një koncept i papranueshëm për komunitetin e gjerë, por sipas të gjitha gjasave, shumë shpejt do të pranohet, siç janë pranuar kaq shumë tendenca të viteve që as nuk i kishim parashikuar./Living