Taravari: BDI nxit propaganda absurde “po akuzohemi se nuk po rregullojmë dot gjë”

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar Lideri i Ash-aë Arben Taravari, ai akuzon BDI se kjo parti është duke kritikuar pushtetin aktual se nuk janë duke bërë gjë, sipas Taravarit, BDI nxit propagandë apsurde.

Marketing

Duke abuzuar me gjysëm të vërteta, duke nxjerrë gjoja dëshmitarë të përvuajtur që paskan jetuar si mos më mirë në kohën e pashallëkut 22 vjeçar, duke gënjyer dhe abuzuar me çdo mjet dhe me çdo mënyrë, BDI-ja është kthyer qartë në armike të popullit të vet por edhe më qartë BDI-ja është në hall të madh!

Kinse të tmerruar që papritur ky vend nga shkëlqimi dhe mirëqënia e madhe kaloi brenda natës në skamje, varfëri dhe hall, propagadojnë se me ardhjen e tyre do ndriçojë prapë Dielli! Ne që sapo kemi ardhur në detyrat tona, po akuzohemi se po nuk po rregullojmë dot gjë! BDI-ja sidomos nxit propaganda absurde,të cilat pretendojnë që me një shkop magjik të regullojmë një shtet që është shkatërruar për 22 vjet!
BDI-ja, veçanërisht ish-funksionarët e saj kanë një problem serioz. Ata e dinë sa shumë kanë abuzuar dhe ata e dinë se Drejtësia i pret.

Ata janë si ai njeriu që nuk di not dhe papritur ka rënë në det të thellë.