Taravari dhe fraksioni i tyre ti kërkojnë falje Tiranës, Prishtinës dhe qytetarëve

Gënjeshtra e Arben Taravarit dhe e partisë së tij, që është fraksion i PDSHsë së Menduh Thaçit, Lëvizja për Reforma në PDSH, për mbështetjen e Shqipërisë dhe të Kosovës për opozitën shqiptare në Maqedoni si dhe për “rrënimin” e BDIsë, vërtet i kishte këmbët e shkurtëra dhe u përgënjështrua shpejt duke nxjerr në sipërfaqe turpin, paditurinë dhe joseriozitetin e tyre.

Marketing

Taravari dhe ish partiakët e Menduh Thaçit që u fraksionuan nga PDSH, duhet që ti kërkojnë falje pa asnjë vonesë qytetarëve tanë, por edhe Kosovës dhe Shqipërisë për këtë shpifje, për këtë lajm të rremë dhe implikim skandaloz i Tiranës dhe i Prishtinës.

Kjo parti e fraksionuar në vazhdimësi po shpërndan lajme të rreme, mashtrime, propagandë dhe premtime për të rrënuar të gjitha të arriturat e shqiptarëve në këtë vend.

Ky fraksion që lindi si rezultat i përçarjes nga partia amë PDSH, premtimin e vetëm e ka rrënimin e të arriturave të shqiptarëve si gjuha, flamuri, mbi 25.000 administratorë, NATO, universitete, shkolla, çerdhe, spitale, infrastruktura dhe gjitha të arriturat e tjera.

Kjo gënjeshtër ndikon keq tek qytetarët dhe vijon të nxit përçarje midis tyre, por njëkohësisht bëhet që ti shërbejë edhe partnerit të tyre ideologjik si shkas, ngjashëm si me platformën e ashtuquajtur tiranase.

Marketing