Taravari: Dje kisha kolaps të papritur dhe u dërgova urgjent në spital, faleminderit nga zemra për kujdesin

Dje ka qarkulluar lajmi se Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka pësuar një sulm kardiak. Në reagimin e tij të publikuar në rrjetet sociale, Taravari ka sqaruar ngjarjen dhe ka falënderuar të gjithë ata që shprehën shqetësim për gjendjen e tij.

Marketing

Ai ka bërë të ditur se ka pasur një kolaps të papritur dhe është dërguar urgjent në spital, ku ndodhet ende nën vëzhgim mjekësor. Megjithatë, ai ka theksuar se ndjehet mirë dhe është pranë familjes, duke pritur rezultatet e mjekëve.

“Të Respektuar dhe po aq të dashur,
Dje ka qarkulluar lajmi se unë kam pësuar sulm kardiak. Duke qenë se me ju kam ndarë gjithnjë të vërtetën, po ju tregoj se çfarë ka ndodhur. Kam pësuar kolaps të Papritur dhe jam dërguar urgjent në spital. Jam ende nën vëzhgim sepse kolegët e mi ende nuk kanë arritur në ndonjë përfundim.

Sidoqoftë jam mirë, jam pranë familjes dhe do presim përgjigjet e mjekëve. Doja t’ju thoja se nuk e kisha pritur një kujdes dhe dashamirësi kaq të madhe nga ju. Faleminderit nga zemra! Gjithmonë i Juaji! Arbeni” – ka shkruar Taravari në Facebook.