Taravari: Do ta ndalojmë bixhozin, do të mbyllim kompanitë e kredive të shpejta dhe do të falim borxhet e qytetarëve nga këto kredi

Do të ndalojmë plotësisht bixhozin, do të mbyllim kompanitë e kredive të shpejta e do të falim të gjitha borxhet e qytetarëve të marra si kredi të shpejta! Këto ishin porositë që sot kandidati për president nga radhët e VLEN-it Arben Taravari përcolli nga Dibra. Sipas tij BDI ka instaluar sëmundjen e bixhozit ndërsa nga paratë e shpenzuara të qytetarëve pasurohen oligarkët rus e serbë bashkë me pushtetarët e BDI-së.

Marketing

“Bixhozi është një ves i keq. Çrregullimi nga lojërat e fatit është klasifikuar si sëmundje nga Asambleja Botërore e Shëndetësisë më 2019. Sëmundjen e bixhozit na e ka instaluar dhe promovuar BDI-ja në çdo cep të lagjeve tona. Kjo sëmundje që simbolizohet me Lotarinë e Artan Grubit po i shkatërron familjet tona, po e shkatërron shoqërinë tonë”, theksoi Taravari.

Ai shton se qasja e e lehtë dhe e shpejtë në para me fajde, i ka zhytur bashkëqytetarët tanë në borxhe derisa Klani i Lotarisë merr pjesën e tij të taxhisë.

“Prandaj ne si qeverisje e ardhshme e VLEN do të mbyllim bixhozin në plotni. Nuk ka më pasurim në kurriz të qytetarit. Nuk ka më trashje të qafës në kurriz të taksave të qytetarëve. Nuk duhet të ketë përfitim nga fatkeqësia e qytetarit e as nga tragjedia familjare” tha Taravari.

Mes tjerash Taravari tha se vendi ynë ka mbetur prapa, në ekonomi, në drejtësi, në demokraci, në të drejta qytetare, në të drejta të popujve, në të drejta të minoriteteve, në punësim, në banim, në zhvillim prandaj theksoi se është koha për ndryshim që VLEN!

Marketing