Taravari: drejtorët ekonomik i shkarkova edhe në 2017-tën, përse nuk reaguat atëherë?

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, nga foltorja e Kuvendit duke u përgjigj pyetjeve të deputeteve, mes tjerash foli edhe për vendimin e tij për shkarkimin e drejtorëve ekonomik gjë për të cilën është sulmuar mjaftë ministri Taravari.

Marketing

“E nderuara deputete Dijana Toska, sa i përket drejtorëve ekonomik është vendimi i njëjtë që kam marrë edhe në vitin 2017, përse nuk reaguat atëherë por po reagoni tani? Ku është problemi këto ishit atëherë, që thoshit që gjithçka është në rregull”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Ai shtoi gjithashtu se për arritjet në Shëndetësi mund t’i pyesni anëtarët e BDI-së se çfarë bëhet në spitalin e Tetovës, Gostivarit, e të tjera. Prandaj, sipas Taravarit nëse prisni që për gjashtë muaj të bëhet Klinika në Shkup si spitali në Universitetin Karolinska është e pamundur të bëhet

Marketing