Ballina Aktuale Taravari me “pako” të begatshme në Qeveri

Taravari me “pako” të begatshme në Qeveri

Siç meson TV21, Arben Taravri përveç ministrisë së Shëndetësisë do të ketë edhe zëvendëskryeministrin për Qeverisje të mirë, zëvendës ministër të Mbrojtjes, zëvendës ministër për Bujqësi, sekretarë shtetërorë dhe disa drejtori.

Marketing

Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit do ta merr postin e Zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë, Ministrinë e Ambientit dhe dy Zëvendësministra, atë të Transportit dhe të Ministrisë së Brendshme.

-Alternativës së Afrim Gashit do t’i takojë pozita e Kryeparlamentarit dhe zëvendës kryeministri për çështje evropiane.

Besa e Bilall Kasamit do të udhëheq Ministrinë Ekonomisë dhe Punës, Ministrinë e Politikës Sociale. Gjithashtu Besës do t’i takojë edhe Zëvendësministri i Kulturës.

Exit mobile version