Taravari me thirrje për qetësim të tensioneve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, ka bërë thirrje të veprohet me maturi dhe të qetësohen tensionet në marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, të cilat eskaluan pas incidenteve të padëshiruara në Ohër.

Marketing

Duke theksuar se me vëmendje dhe shqetësim të madh i ndjekë këto ngjarje, Taravari përmes një postimi në Twitter, u bën thirrje institucioneve të RMV-së që të përmbahen nga deklaratat që çojnë në tensione të mëtejshme.

https://twitter.com/taravariarben/status/1618885818055262208?s=46&t=wexGkJiOrKaL6apB_S4JkA

“I shqetësuar për rritjen e tensioneve politike midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. U bëj thirrje institucioneve tona që të përmbahen nga deklaratat që çojnë në tensione të mëtejshme dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive për të kontribuar në zbatimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe integrimin evropian të vendit”, shkruan Arben Taravari, kryetar i ASH-së.