Taravari në 2017: Do t’i largojmë kazinot, shikoni kazinot në 2021

Ç’farë tha dhe ç’farë nuk bëri Taravari për qytetin që e menaxhoi për katër vite duke shënjestruar tjerët por duke harruar veten e tij në një administrim që i dha një shëmti të skajshme Gostivarit duke nisur nga kazinotë që nuk i largoi dot, mbeturinat, qentë endacakë që morrën jetë njerëzish dhe infrastruktura e shumë çështje të tjera shkruan Tetovasot.

Marketing

Taravari tha se bastoret do të jenë larg prej shkollës por problemi është se ato, pra bastoret akoma janë aty, afër, shumë afër shkollave

Ai tha se as që diskutohet se do të ketë ” Las Vegas”, një tjetër premtim i tij, ndërsa kazinotë akoma janë në qendër të qytetit.
Ai tha se deponia është prioritet i Gostivarit dhe tha se flet për projekte konkrete por fotografia e trishtueshme e deponisë e demanton atë. Dallimi është se ai i premtoi këto para katër vitesh dhe tani është tjerër pamje në qytetin që e administron dhe kërkon madje edhe një mandat. Ai tha se do ti zgjerojë rrugët ndërsa qyteti është plot kaos urbanistik .
Me një fjalë Taravari premtoi shumë por pas katër vitesh qeverisjeje cdo gjë e demanton atë. /Tetovasot/

https://www.tetovasot.com/wp-content/uploads/2021/09/received_252110023472751.mp4?_=1

Marketing