Kryetari i Gostivari, Arben Taravari tanimë ka shpallur kandidaturën edhe për një mandat në krye të komunës.
Por, siç bëri të ditur vetë Taravari në edicionin e lajmeve të TV21, kandidatura e tij nuk ka kaluar filtrat partiakë.
Njofton se kjo pritet të shqyrtohet në kuvendin e degës së Aleancës për Shqiptarët ditëve në vijim.
Ka bërë të ditur se gjatë fundjavës do të mësohen kandidatët më së paku tre kandidatë të ASh-së, për të cilët siç thotë, presin mbështetjen edhe të partnerit të koalicionit, Alternativës e cila është e ndërsjellë, pasi edhe ASH-ja do të mbështesë kandidatët e AAA-së.