Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, nga foltorja e Kuvendit duke u përgjigj pyetjeve të deputeteve, mes tjerash pati polemika me deputeten nga BDI, Dijana Toska, të cilës i tha që ju si BDI nuk keni arrit ta mbyllni asnjë projekt ashtu siç duhet e siç i ka hije. Tutje Taravari ironizoi me vendlindjen e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit, i cili u tha se as në Zajaz nuk keni përfunduar kanalizimin.
“Mua më vjen keq që nuk arritët as kanalizimin në Zajaz në vendlindjen e kryetarit tuaj ta përfundoi për 22 vite qeverisje. Fatkeqësisht, këto jeni ju. Unë tani do tu përmendi disa gjëra që i keni bërë. Këto 1500 kontrata në vepër nuk i kemi bërë ne i trashëguam prej jush. Prandaj, ne tani po u gjejmë zgjedhje”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
Ai shtoi tutje se shpreson se do të gëzohet edhe BDI se VLEN po zgjidh edhe problemet e trashëguar prej tyre.