Ballina Lajme Maqedoni Taravari prezanton një prurje të re në ASH

Taravari prezanton një prurje të re në ASH

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari ka prezantuar një prurje të re në radhët e partisë së tyre.

Marketing

Ja postimi i tij në rrjetet sociale:

“Mirë se vjen Amir! Amir Duraku është emër shumë i njohur për publikun, si gazetar, autor dhe drejtues i deritanishëm i emisionit “Kampionët me..”

Amiri, me vite ka kontribuar në fushën e sportit me emisione edukativo-sportive dhe kronika të shumta kushtuar sportit vendor.

Nga sot, Amiri ka vendosur të jetë pjesë e Aleancës për Shqiptarët, duke qenë kontribues në platformën për zhvillimin e sportit në RMV. Ai, sukurse të gjithë ne, e sheh ASH-në si një korridor politik përmes së cilës mund të detektohen dhe adresohen zhvillimet në vend”, ka shkruar Taravari.

Exit mobile version