Gjithsej 39 pacientë janë duke u trajtuar në spitalet e Shkupit pas tragjedisë në Koçan, informoi sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Siç shtoi ai, 12 prej tyre pritet të lëshohen sot.
“Janë edhe 115 pacientë jashtë vendit. Kemi lajme të mira, me shumë mundësi njëri prej tyre sot kthehet nga Beogradi për trajtim të mëtutjeshëm në Shkup. Pacienti është në gjendje të mirë të përgjithshme. Do të bëhet triazhi dhe do të vendoset në njërën nga klinikat në Qendrën Klinike”, tha Taravari.
Siç shtoi Taravari, gjendja e 4 deri në 5 pacientëve që ndodhen jashtë vendit është ende më e rëndë dhe disa prej tyre janë në përkeqësim.
“Kolegët tanë, ku po trajtohen, po mundohen të bëjnë maksimumin për ta kaluar këtë periudhë të vështirë për ta”, tha Taravari.