Një tragjedi e rëndë ka goditur Koçanin, duke shkaktuar humbje të mëdha dhe tronditur mbarë opinionin publik. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë, duke shprehur dhimbjen dhe përkushtimin për shpëtimin e sa më shumë njerëzve.
“Tragjedia që ka ndodhur në Koçan është më e madhe se çdo fjalë… Puna jonë është e përqendruar që të shpëtojmë sa më shumë njerëz… Ngushëllime familjarëve të viktimave në këtë dhimbje të tmerrshme!”, shkroi ministri Taravari.