Ballina Lajme Maqedoni Taravari:Ta ruajmë e ta mbrojmë Universitetin e Tetovës

Taravari:Ta ruajmë e ta mbrojmë Universitetin e Tetovës

Më 17 dhjetor të vitit 1994, intelektualë të kohës me në krye profesor Fadil Sulejmanin, profesorë nga gjitha trevat shqiptare u tubuan në Tetovë për të hapur dyert e tempullit të dijes, Universitetit të Tetovës, pas një përgatitje me shumë sakrificë e mund dhe nën presion të regjimit të atëhershëm që kishte qenë i egër për shqiptarët.
Dëshira e madhe për arsim, triumfoi mbi shtetin e çizmes, mbi dhunën e policisë, ndërsa studentët, profesorët dhe shqiptarët të mbledhur nga më shumë vende, në Tetovë jetësuan ëndrrën e kahmotshme për arsim dhe avancim.
Universiteti i Tetovës është suksesi i intelektualëve të kohës, i studentëve dhe profesorëve, i çdo shqiptari që mbështeti në çdo formë themelimin dhe ruajtjen e këtij institucioni që do të ishte lokomotiva e përparimit të kombit dhe shumë proceseve të mëtejme.
Andaj, sot Universiteti i Tetovës u takon shqiptarëve, studentëve, profesorëve dhe popullit që e ngriti dhe e ruajti me fanatizëm. Por, as sot këtë tempull nuk e lënë të qetë ata që duan ta keqpërdorin e përvetësojnë, duke e degraduar, partizuar dhe privatizuar. Beteja për Universitetin e Tetovës vazhdon, derisa t’i kthehet autonomia dhe pavarësia, siç i ngjan një tempulli të vërtetë universitar.

Marketing

Urime të gjithë studentëve, profesorëve dhe dashamirëve të Universitetit të Tetovës!

Marketing
Exit mobile version