“Të bëhet një Shqipëri”! Kasami nga Stambolli kërkon bashkimin e gjithë shqiptarëve

Kryetari i komunës së Tetovës, njëherësh edhe drejtues i Lëvizjes BESA, ka marrë pjesë në manifestimin “Epopeja e UÇK-së”, që u organizuar nga shqiptarët e Stambollit për të kujtuar komandantin legjendar Adem Jashari dhe familjen e tij, të cilët u sakrifikuan për lirinë e Kosovës.

Marketing

Në këtë manifestim, ku morën pjesë edhe ministri i brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla dhe Lulzim Jashari djali i komandantit legjendar Adem Jasharit, Kasami tha se të gjithë shqiptarët duhet të bashkohen me Shqipërinë.

“Kosova nuk ka kuptim në vetëvete nëse nuk është qëllimi final që të jetë një Shqipëri dhe bashkë me Shqipërinë të behemi tok të gjithë bashkë. Prandaj themeli i famijes Jashari, njëherit është themel i mbarë shqiptarisë, por edhe themel për dinjitetin njerëzor në gjithë globin dhe shembull për gjithë botën se si luftohet për liri, për drejtësi dhe si luftohet për dinjitetin njerëzor”, shpreh Kasami në fjalimin e tij të mbajtur para shqiptarëve në Stamboll, shkruan gazeta LAJM.