Të burgosurit në Idrizovë kërkojnë testim masiv. Sipas tyre, ditëve të fundit në burg është rritur dukshëm numri i të prekurve me Kovid-19 dhe për këtë arsye kërkojnë masa parandaluese. Ata ankohen edhe për mënyrën e trajtimit dhe mungesën e preparateve higjienike.
Ne kërkojmë nga udhëheqësja e burgut dhe Qeveria që të na testojnë të gjithëve që jemi në karantinë nga data 17. Të bëjnë teste dhe ta dimë kush është pozitiv e kush negativ, mos të presim që të infektohen të gjithë. Nga 60 vetë sa jemi në këtë pavijon, 9 prej tyre janë infektuar. Duam edhe ta përgënjeshtrojmë drejtorin e burgut i cili tha se virusi ka depërtuar nga vizitat. Nuk është e vërtetë, virusi ka depërtuar nga të transferuarit prej Kumanove të cilët janë sjell pa protokolle dhe pa izolim”-tha Ismail Aqemi, i burgosur.
Trajtimi bëhet nga mjekët e burgut, por të burgosurit denoncojnë edhe për mënyrën e mjekimit. Sipas tyre, brenda burgut nuk respektohet protokollet e nevojshme, ndërsa një pjesë e madhe e të burgosurve druajnë t’i tregojnë simptomat shkaku i kushteve në të cilat trajtohen.
Është me rëndësi që të dyshuarit për Kovid të mbahen bashkërisht derisa marrin rezultatin. 4 prej tyre kanë marr rezultatin, por çfarë ndodhë me të tjetër? Mendojnë se nuk janë infektuar? Janë sigurt. Ata që dalin pozitiv i dërgojnë në qeli dhe e dini se çfarë bëjnë? Marrin paracetamol dhe vendosin në kokë përparëse të lagura që t’i ulet temperatura sepse po i doli mbi 37 duhet ta vazhdojnë qëndrimin në qeli”-pohoi Milan Zarubica, i burgosur.
Drejtori i burgut të Idrizovës, Jovica Stojanoviç sot ishte i pakapshëm për prononcim. Në deklarimin e tij të fundit ai potencoi se në burg është organizuar lëvizja sipas protokolleve dhe se itinerari i vizitave është reduktuar për shkak të rrezikut nga transmetimi i virusit. Aktualisht vetëm pavijoni 6 numëron 4 persona pozitiv, 5 të tjerë dyshohen për simptoma ndërsa një i burgosur pret testimin.ALSAT-M