Të dielën ndërron ora! Ja si lëvizin akrepat

Mos harroni. Të dielën akrepat e orës do të kthehen një orë pas. Më 28 tetor, kur akrepat shënojnë orën tre, ato duhet kthyer pas për një orë për të treguar orën dy.

Marketing

Me këtë llogaritje do të vazhdojë edhe këtë vit matja e kohës deri në fundjavën e fundit të marsit të vitit 2019, kur rikthehet ora verore.

Komisioni Evropian më 12 shtator të këtij vitit ka marrë vendim që lëvizja e akrepave të orës, kthimi në llogaritjen verore për herë të fundit të bëhet më 31 mars të vitit 2019, ndërsa shfuqizohet në tetor të vitit 2019.

Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha vendet anëtare të BE-së.

Marketing