Të djathtët evropianë të zhgënjyer nga jokonstruktiviteti i VMRO-DPMNE-së

Pas heshtjes së gjatë pas referendumit për Marrëveshjen për emrin, u prononcua Partia Popullore Evropiane, ku anëtare është VMRO-DPMNE. Shefi i partisë, Zhozef Dol, mbrëmë në tuit ka deklaruar se është i zhgënjyer nga marrëdhënia e partisë së tyre si motër në procesin për emrin.

Marketing

“Duhet të merret vendim i rëndësishëm për të ardhmen e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe të të gjithë rajonit në BE dhe në NATO. Mbetem i zhgënjyer nga roli i deritanishëm i opozitës në proces, konstruktiviteti duhet të mbisundojë mbi bojkotin. Dialogu midis atyre në pushtet në IRJM dhe opozitës është i nevojshëm sepse kjo është pjesë e rëndësishme e demokracisë”, ka shkruar Dol.

PPE një kohë të gjatë ka refuzuar të reagojë, burime në parti thonë se ka pasur tentim për dialog me VMRO-DPMNE-në.