Kryeministri , Zoran Zaev, bashkë me Spase Dodevskin – koordinator me Trupin nacional koordinues për zbatimin e Konventës së KB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe Hristijan Stojanov, Vera Apostollovska dhe Kristijan Llazarev, përfaqësues të personave me aftësi të kufizuara, përmes një videoje e shënuan 3 Dhjetorin – Ditën Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara.
Zaev theksoi se është krenar për tempon fuqishme dhe hapat e mëdha që janë bërë në mandatin e kaluar dhe për mbajtjen e vazhdimësisë në zbatimin e praktikave më të mira botërore për mbështetjen dhe kyçjen e personave me aftësi të kufizuara në të gjitha sferat në jetën sociale, në shëndetësi, arsim dhe mbrojtje sociale.
“Sollëm të drejtë për kompensim për personat me aftësi të kufizuara intelektuale. E rritëm kompensimin për orar të shkurtuar të punës deri në 50% nga paga mesatare. Gjithmonë do të jemi me këta bashkëqytetarë krah për krah dhe gjithmonë do të jenë drejtpërdrejtë të kyçur në proceset të cilat janë për ata, sipas parimit “asgjë për ata – pa ata”, thotë Kryeministri Zaev dhe konkludoi se vazhdon zbatimi i aktiviteteve për ngritjen e vetëdijes për nevojat e personave me aftësi të kufizuara.
Koordinatori nacional për zbatimin e Konventës së OKB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, Spase Dodevski theksoi se masat dhe detyrimet që dalin nga Konventa janë udhërrëfyes drejt shoqërisë stimuluese të barabartë.