Ballina Lajme Maqedoni Të gjitha stacionet matëse për ajrin do të punojnë këtë sezon

Të gjitha stacionet matëse për ajrin do të punojnë këtë sezon

Të gjithë stacionet që matin grimcat PM10, përkatësisht cilësinë e ajrit, nga ky sezon duhet të jenë funksionale. Nga dhjetë që ishin jashtë sistemit, pesë ishin në veprim deri të premten, ndërsa pesë të tjera janë në fazën e blerjes.

Marketing

Këtë e theksoi sekretarja e shtetit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Ana Petrovska, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën “Aksioni kundër ndryshimit të klimës Tani!” në Shkup.

“Stacionet matëse janë në proces të rivitalizimit. Ne e lëshuam pesë të premten, ndërsa pesë të tjerat janë në fazën e blerjes, që do të thotë që pasi të kemi përfunduar procesin e blerjes, do t’i hedhim në punë të gjitha instrumentet që matin grimcat PM10”, tha Petrovska.

Stacionet matëse në funksionon janë Manastiri 2 në Kumanovë, Tetovë, në komunën e Gjorçe Petrov në Shkup dhe në Gazi Babë, e cila funksionon që nga fillimi i shtatorit.

Exit mobile version