11:32 | 5 Maj 2021
11:32 | 5 Maj 2021
Dje, ndeshja Ponte Prizreni – KB Peja është ndërprerë pas një përleshje mes dy ekipeve.
Sot (e mërkurë), Federata e Basketbollit të Kosovës ka marrë vendimet e plota, ku Peja është kualifikuar në finale, derisa Prizreni eliminohet nga play-off.
Vendimet e plota të FBK-së:
Në bazë të raportit të ndeshjes, raportit shtesë të vëzhguesit, deklaratave të gjyqtarit kryesor, gjyqtari 1, gjyqtari 2, video incizimeve nga ndeshja e V-të gjysmëfinale të FIVE STAR Superligës së Kosovës, Ponte Prizreni – Peja te rezultati 48:49 e zhvilluar më 04.05.2021 në Prizren, Komesari i Garave pas grumbullimit të dëshmive, provave të ndeshjes merr këtë:
Vendim:
Konform Nenit 39.6.4 të Propozicioneve të Garave gjyqtari i parë në konsultim me vëzhguesin e ndeshjes vendos për ndërprerjen e ndeshjes KB Ponte Prizreni – Peja pas sulmit ndaj lojtarëve të KB Peja.
KB Ponte Prizreni Konform Nenit 49.15 të Propozicioneve të Garave (në pajtim me Nenin 39.6.6) dënohet me 4.000 euro dhe 3 ndeshje pa prezencën e shikuesve për edicionin 2021/22.
Konform Nenit 39.6.6 të Propozicioneve të Garave me vendimin e marr nga gjyqtari i parë, ndeshja regjistrohet me rezultat zyrtar 20:0 në favor të KB Peja, kurse KB Ponte Prizreni eliminohet nga garat e Play Off-it.
Konform Nenit 16.1 dhe Konform Nenit 50.2.1 të Propozicioneve të Garave trajneri i KB Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati dënohet me 500 euro.
Konform Nenit 16.1 dhe Konform Nenit 50.2.1 të Propozicioneve të Garave, Kryetari i KB Ponte Prizrenit, Zgjim Kryeziu dënohet me 500 euro.
Konform Nenit 48.5 të Propozicioneve të Garave KB Ponte Prizreni dënohet me 200 euro.
Konform Nenit 48.15 të Propozicioneve të Garave, KB Ponte Prizreni dënohet me 300 euro.
Konform Nenit 49.3 të Propozicioneve të Garave KB Ponte Prizreni dënohet me 400 euro.
Brandon Walters (KB Peja) Konform Nenit 50.6 të Propozicioneve të Garave dënohet me 400 euro dhe 2 ndeshje mos paraqitje për KB Peja.
Aj Walton (KB Peja) Konform Nenit 50.6 të Propozicioneve të Garave dënohet me 400 euro dhe 2 ndeshje mos paraqitje për KB Peja.
Leurit Morina (KB Ponte Prizreni) Konform Nenit 50.6 të Propozicioneve të Garave dënohet me 400 euro dhe 2 ndeshje mos paraqitje për KB Ponte Prizreni.
Dardan Berisha (KB Peja) Konform Nenit 50.1 të Propozicioneve të Garave dënohet me 100 euro.
13.Konform Nenit 49.11 të Propozicioneve të Garave, KB Peja dënohet me 600 euro.
Arsyetim
Vendimet e marra më lartë nga Komesari i Garave janë në bazë të deklaratave të vëzhguesit, gjyqtarit kryesor, gjyqtari 1, gjyqtarit 2, video incizimeve, dëshmive, provave dhe Konform Propozicioneve të Garave për edicionin 2020/21.
Këshilla juridike
Konform Nenit 43.1 të Propozicioneve të Garave është e lejuar ankesa te Komisioni Arbitrar më së voni 24 orë pas marrjes së vendimit.
Konform Nenit 43.2 paraqitësi i ankesës duhet të deponojë 500 euro në llogarinë e FBK-së.
Konform Nenit 43.3 ankesa e cila nuk dorëzohet me kohë apo shuma e caktuar nuk është deponuar, ankesa refuzohet dhe nuk shqyrtohet.
Konform Nenit 43.6 gjatë ndeshjeve të Play Off-it, Komisioni Arbitrar mblidhet menjëherë merr vendim për ankesën e dorëzuar.
Konform Nenit 43.10 paraqitësi i ankesës ka të drejtë ankesë brenda 24 orëve nga marrja e vendimit.
Konform Nenit 43.11 ankesa në ndeshjet e Play-Off-it paraqitet me anë të postës elektronike apo dorëzohet me shkrim./Lajmi.net/