Të hënën në Gjermani një nga grevat më të mëdha dekadat e fundit

Të hënën në Gjermani është paralajmëruar një nga grevat më të mëdha në dekadat e fundit.
Këtë tashmë e ka thënë edhe gazetari shqiptar që jeton e vepron atje, Bahri Cani.

Marketing

Cani, përmes një video-adresimi u ka bërë thirrje qytetarëve që të udhëtojnë një ditë më herët, ose edhe më vonë nëse do të jetë e mundur, por të hënën assesi jo, pasi pritet paraalizim edhe i transportit.

“Duhet të përkujdeseni, sepse të hënën e 27 marsit, në Gjermani do të kemi një prej grevave më të mëdha në dekadat e fundit. Kësisoj, pritet një bllokadë e përgjithshme të qarkullimit ajror e detar. Pritet bllokimi i të gjitha transporteve, e shumë institucioneve e shërbimeve të tjera publike në mbarë vendin. Autoritetet veçse kanë paralajmëruar për këtë bllokim”, tha ndër tjerash Cani.

Më poshtë edhe video-adresimi i plotë: https://fb.watch/jtNGhdYPM4/

Marketing