Ballina Aktuale Të lodhur janë, thotë Izet Mexhiti për mundësinë që Fronti Europian të...

Të lodhur janë, thotë Izet Mexhiti për mundësinë që Fronti Europian të mbajë protesta

Të lodhur janë, kështu u përgjigj shkurt zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, i pyetur nëse pret që të ketë protesta nga ana e Frontit Europian, shkruan TV21. Mexhiti paraprakisht komentoi rikthimin e gardhit rrethues në oborrin e qeverisë, për të cilin tha se është i nevojshëm, sepse pa të, ngarkohen me punë shtesë zyrtarët e policisë.

Marketing

“Është çështje teknike dmth, nuk ia vlen aq shumë t’i bëhet muhabeti. Gardhi aty është, në vend se forcat e policisë ta ruajnë vazhdimisht sepse ka protesta, ngarkohet kur duhet e kur nuk duhet, njerëz të rendit që duhet ta mbajnë rendin, duhet të shkarkohen sepse ata duheta ruajnë rendin e qytetarëve dhe jo vetëm të qeverisë”, theksoi mes tjerash Mexhiti./tv21.tv

Marketing
Exit mobile version