Të paktën 38 persona janë raportuar të vdekur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak gjendjes së rëndë të shkaktuar nga moti i ftohtë.
Është thënë se viktimat janë regjistruar nga Oregoni në veriperëndim deri në Teksas në jug. Një pjesë e vdekjeve është shkaktuar nga aksidentet trafiku në rrugët e ngrira dhe helmime nga monoksidi i karbonit nga familjet që janë përpjekur të ngrohen në automjetet e tyre, pas ndërprerjes së energjisë elektrike.
Mediat e huaja raportojnë se bora e madhe ka bllokuar shtetet qendrore dhe jugore, derisa pritet reshjet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i SHBA-së ka thënë se në New York trashësia e borës mund të shkojë deri në 20 centimetra.