Të pastrehët me Covid-19 izolohen në hotelin luksoz të qytetit

Bashkia e qytetit të Pragës ka marrë me qira një hotel luksoz ku njerëzit e pastrehë që infektohen me Covid-19 mund të qëndrojnë në hotel, gjithashtu dhe njerëzit që kanë qenë në kontakt me ta.

Marketing

Zëvendës drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Sociale (CSSP) të qytetit, Ludmila Tomesova tha se atyre që ishin vendosur në hotel iu ofruan tre vakte në ditë, kujdes të plotë mjekësor, pajisje televizive dhe pajisje të tjera ndërsa shëroheshin.

Ajo tha se hoteli në Pragë ka strehuar 250 persona që nga nëntori i vitit 2020.

Republika Çeke ka qenë ndër vendet më të goditura në botë gjatë valës së fundit të pandemisë. Vdekjet nga virusi kanë arritur afro 25,000 në vendin me 10.7 milion njerëz.

Tomesova tha se Praga, e cila ka rreth 4500 njerëz të pastrehë, po përpiqej të ndihmonte njerëzit të gjejnë strehë dhe të kenë akses në shërbime të tjera pasi të ishin testuar negativisht dhe të dilnin nga hotelet.

Për disa mysafirë, qëndrimi ishte një shije e rrallë e luksit.

Është hera e parë në jetën time që kam qenë në një hotel si ky”, tha Josef Jirsa, ndërsa u shërua nga Covid-19, raporton Reuters.

Marketing