Ballina Lajme Maqedoni Të punësuarit në Postën e Maqedonisë sot protestojnë për paga dhe kërkojnë...

Të punësuarit në Postën e Maqedonisë sot protestojnë për paga dhe kërkojnë reforma

Të punësuarit në ShA Posta e Maqedonisë do të mbajnë sot (22 maj) protestë në të gjitha filialet në vend, duke kërkuar pagesën e pagës së muajit prill dhe fillimin e menjëhershëm të reformave për riorganizim dhe optimizim në punë, transmeton Portalb.mk.

Marketing

“Për shkak të seriozitetit të situatës në të cilën është sjellë ekzistimi i ShA Posta e RMV-së, ruajtja e vendeve të punës të punonjësve dhe e jetesës së familjeve të tyre, organizatave sindikale dhe punonjësve më 22.05.2024 (e mërkurë) me fillimin e orarit të punës nga ora 08:00 do të mbajë protestë në të gjitha filialet në Maqedoni”, njoftuan nga sindikata e SHA Posta.

Posta është në prag të ekzistencës, tha atëkohë kryetari i sindikatës Boro Veligdenov në një konferencë për shtyp para Qeverisë, duke shtuar se janë në rrezik mbi 2000 vende pune.

Sipas tij, është e rëndësishme që politika e keqe kadrovike dhe partizimi të mos vazhdojë, ndërsa si problem kyç e vuri në dukje sistematizimin.

Punonjësit e Postës së Maqedonisë me 18 mars, dolën në protestë dy orëshe për, siç thanë ata, gjendjen e rëndë financiare të shoqërisë aksionare. Punonjësit nuk e kishin marrë rrogë,  ndonëse afati ligjor kishte kaluar. Ata thanë se kjo situatë vjen si pasojë e mbipunësimit në administratë dhe në pozita drejtuese.

Exit mobile version