Të shtëna me armë në një shkollë, 3 viktima

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në një shkollë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku të paktën 3 persona kanë humbur jetën.

Të shtënat me armë u shënuan në universitetin e Virginia në Charlottesville, në ndërtesën kryesore të tij.

Marketing

Sipas të dhënave paraprake, një person i armatosur hyri në kampus dhe qëlloi të pranishmit duke vrarë 3 prej tyre dhe duke plagosur 2 të tjerë.

Motivet e krimit janë ende të paqarta, ndërkohë që autori është ende në arrati. Autoritetet iu kanë kërkuar banorëve që të qëndrojnë në shtëpi, pasi personi i dyshuar është tepër i rrezikshëm.

Marketing