Të shtëna me armë në qendër të Parisit, tre të vdekur dhe katër të plagosur

Një person i armatosur ka hapur zjarr në qendër të Parisit, duke vrarë tre persona dhe plagosur katër të tjerë.

Marketing

Dy prej të plagosurve nga të shtënat thuhet se janë në gjendje kritike për jetën. Një 69-vjeçar i dyshuar u arrestua nga policia në lidhje pas sulmit që ndodhi sulmin, njëkohësisht u sekuestrua arma e përdorur.

Nuk ka asnjë motiv të konfirmuar për të shtënat, por prokurorja e Parisit Laure Beccuau konfirmoi se i dyshuari sapo ishte liruar, një vit pasi ai kishte sulmuar tendat në një kamp emigrantësh në Paris me shpatë.

Të shtënat ndodhën pranë një qendre kulturore kurde jo shumë larg stacionit Gare de l’Est. Autoritetet apeluan që njerëzit të shmangin zonën në Rue d’Enghien, në lagjen e 10-të në Strasburg-Saint Denis.

Dëshmitarët thanë se sulmuesi kishte në shënjestër një qendër dhe restorant të komunitetit kurd dhe prokurorët thanë se do të shqyrtonin një motiv të mundshëm racist.

Rruga afër stacionit të metrosë Château d’Eau ka disa restorante dhe dyqane, si dhe qendrën kulturore.