Në Luarz të Veliposës është raportuar për të shtëna me armë. Sipas policisë, nga një automjet është qëlluar në ajër. Raportohet se forca të shumta policie ndodhen atje. Deri tani nuk raportohet për të plagosur apo viktima.
Policia ka rrethuar të gjithë zonën. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur edhe forcat e FNSH.
Policia ka gjetur deri më tani vetëm disa gëzhoja ndërkohë që dyshohet se ka patur përplasje me armë mes disa personave.
Më date 27.04.2019, rreth orës 12.05 në fshatin Luarëz, Velipojë Shkodër persona të pa identifikuar duke lëvizur me një mjet në rrugën kryesore dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë lokale dhe FNSh, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës për identifikimin dhe kapjen e personave
Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave