Ballina Lajme Maqedoni Të shtëna me armë zjarri në Butel të Shkupit, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri në Butel të Shkupit, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në Butel.

Marketing

“Më datë 23.11.2021 rreth orës 16.40 është denoncuar se në parkingun e shkollës fillore “Zhivko Brajkovski” në rrugën Ho Shi Min, ku më parë kanë qenë e parkuar makina ‘Reno’ me targa të Shkupit, në të cilin kanë qenë personat M.A dhe A.U (34), pas informimit nga ana e M.A nga ana e M.B është shtënën në drejtim të makinës. Me lëndime në këmbën e djathtë ka përfunduar M.A ndërsa ndihmë mjekësore i është ofruar në spitalin “Shën Naumi i Ohrit”. Poashtu A.U ka përfunduar me të prera në fytyrë”, kanë thënë për TV SHENJA, nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga policia shtojnë se po ndërmerren masat për zbardhjen e plotë të rastit.

Exit mobile version