Ballina Lajme Maqedoni Të shtëna në Gjorçe Petrov, plagoset shkupjani

Të shtëna në Gjorçe Petrov, plagoset shkupjani

Një incident i armatosur ka ndodhur mbrëmë në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, pasi siç njoftoi MPB-ja, dy persona me armë kanë sulmuar një person tjetër dhe i kanë shkaktuar plagë me armë zjarri, përcjell TV21.

Marketing

“Me datë 27.09.2023, në ora 00:47, në SPB-Shkup është raportuar se në zonën e Gjorçe Petrovit në Shkup, dy persona kanë shtënë në drejtim të A.V.(31) nga Shkupi dhe i kanë shkaktuar plagë me armë zjarri. Nga të shtënat është dëmtuar edhe një veturë e parkuar Citroen”, thonë nga MPB.

Sipas MPB-së, i plagosuri është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”.

Marketing
Exit mobile version