Ballina Aktuale Të shtënat me armë në Çair, MPB jep detaje

Të shtënat me armë në Çair, MPB jep detaje

Ministria e Punëve të Brendshme në një përgjigje për TV21, ka bërë të ditur se ka pasur gjuajtje me armë në Çair të Shkupit dhe si pasojë është lënduar një person.

Marketing

“Më datë 05.10.2024 në ora 20.20 është denoncuar se në rrugën “Cvetan Dimov” në Shkup është lënduar një person nga arma e zjarrit. Sipas së denoncuarës, ndaj të lënduarit është gjuajtur nga vetura “Pasat”. I lënduari është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” për marrjen e ndihmës mjekësore. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, thuhet në përgjigjen e MPB-së, dërguar TV21.

Marketing
Exit mobile version