Ballina Aktuale Teatri për fëmijë dhe të rinj shpall konkurs për punësim

Teatri për fëmijë dhe të rinj shpall konkurs për punësim

Drejtoresha e Teatrit për fëmijë dhe të rinj Dijana Toska informon për konkursin e shpallur për shtatë vende pune, transmeton aktuale.mk.

Marketing

Kushtet, afatin dhe mënyrën e  dorëzimit të fletëparaqitjes për punësim mund t’i gjeni në shpalljen e publikuar nga Teatri për fëmijë dhe të rinj që udhëhiqet nga drejtoresha Dijana Toska. Aktuale.mk

SHPALLJE PUBLIKE
për punësim në kohë të caktuar NR.01/2021
IN TEATRI SHQIPTAR PËR FËMIJË DHE TË RINJ – Shkup ka nevojë për punësim në kohë të caktuar deri më 31.12.2021 të dhënësve të shërbimeve publike:
1. KUL 0304 A05 011 aktor i grupit të tretë…. dy (2) realizues
1. KUL 0304 A06 001 aktor i grupit të katërt… pesë (5) realizues
Kandidati duhet t’i plotësojë këto:
Kushte të përgjithshme:
– të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
– të jetë i moshës madhore;
– të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës; dhe
– me aktgjykim të plotëfuqishëm të mos i jetë shqiptuar dënim për ndalesë të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë apo detyrës.
Kushte të veçanta:
– niveli i arsimit 240 kredi sipas EKTS ose të ketë të mbaruar nivelin VII/1 Artet Dramatike (drejtimi aktor) / shkollim i mesëm;
– përvoja e punës: deri në një (1) vjet në lëmi; dhe
– niveli më i lartë i njohjes së gjuhës shqipe.
Për vendin e punës nr.1 (aktor i grupit të tretë) kandidati përveç kushteve të lartpërmendura duhet të ketë të realizuara së paku 8 role të suksesshme.
Orari i punës:
– ditë pune: sipas programit të institucionit;
– orari javor i punës: 40 orë.
Neto rroga mujore:
1. për vendin e punës aktor i grupit të tretë: 32.971 denarë
2. për vendin e punës aktor i grupit të katërt: 30.314 denarë

Afati dhe mënyra e dorëzimit të fletëparaqitjes për punësim:
Fletëparaqitja për punësim dorëzohet më së voni 15 ditë nga publikimi i shpalljes.
Forma e Fletëparaqitjes për punësim mund të merret në IN TEATRI SHQIPTAR PËR FËMIJË DHE TË RINJ – Shkup çdo ditë pune nga ora 11.00-14.00 ose të kërkohet përmes postës elektronike teatriperfemije@gmail.com

Fletëparaqitja dorëzohet në letër në arkivin e IN TEATRI SHQIPTAR PËR FËMIJË DHE TË RIN-Shkup çdo ditë pune nga ora 11.00-14.00 ose përmes postës në adresën rr.Evlia Çelebiu nr.1, 1000 Shkup – Çair.

Me fletëparaqitjen dorëzohen edhe dëshmitë për plotësimin e kushteve të përgjithshme dhe të veçanta:
– vërtetim për shtetësinë (jo më i vjetër se 6 muaj);
– kopje e letërnjoftimit;
– vërtetim mjekësor për gjendjen e përgjithshme shëndetësore (jo më i vjetër se 6 muaj);
– vërtetim se nuk i është shqiptuar ndalesë për ushtrimin e profesionit, veprimtarisë apo detyrës (jo më i vjetër se 6 muaj);
– dëshmi për kryerjen e shkollimit përkatës (origjinal ose kopje e verifikuar në noter);
– dëshmi për përvojën e punës.

Kandidatët për vendin e punës nr.1 (aktor i grupit të tretë) pos dëshmive të sipërpërmendura duhet të dorëzojnë edhe dëshmi për së paku 8 role të realizuara me sukses.

Mënyra e realizimit të procedurës për përzgjedhje:
Procedura për përzgjedhje përbëhet nga përzgjedhja administrative dhe audicioni. Kandidatët të cilët me sukses do të kalojnë përzgjedhjen administrative ftohen në audicion për të kontrolluar aftësitë artistike të kandidatit.

Exit mobile version