02/05/2024
Ballina Sport Telashe për Pique, pas ndarjes nga Shakira, futbollisti vihet nën hetim për...

Telashe për Pique, pas ndarjes nga Shakira, futbollisti vihet nën hetim për korrupsion

Kohë jo të mira pas për futbollistin spanjoll pas ndarjes nga Shakira. Transferimi i Superkupës së Spanjës në Arabi është nën dyshime, për këtë arsye Garda Civile kërkoi gjurmimin e disa prej llogarive të Gerard Pique, i cili ndërhyri përmes kompanisë së tij Kosmos në diskutimin për ndryshimin e vendit të eventit. Objektivi i hetimit është të zbulojë nëse ish-lojtari i Barcelonës i ka dhënë dhurata apo donacione ish-presidentit të federatës, Luis Rubiales, apo drejtorëve të tjerë të organizatës për negocimin.

Marketing

Ish-lideri gjithashtu po hetohet për veprën penale të korrupsionit. Garda Civile thekson se ndërmjet qershorit 2019 dhe marsit 2022, një llogari e FC Andorra ka marrë 3.4 milionë euro nga llogaria e Kosmos në të cilën janë marrë komisionet nga kompania Sela dhe specifikon se shuma e transferuar në klub është më shumë se një e katërta e të ardhurave të marra nga shoqëria saudite.

Gerard Pique pas tërheqjes nga futbolli ka qënë ende në qëndër të vëmendjes pas ndarjes nga ylli i muzikës botërore, Shakira. Ish mbrojtësi ka vendosur që të kthehet përsëri në futbollin e luajtur me një rol më aktiv se ai i presidentit. Ish-mbrojtësi i Barcelonës, i cili është pronari i klubit të FC Andorra, por edhe i kompeticionit të futbollit të sallës me rregulla të veçanta, “Kings League”, ka vendosur që të nisë një etapë të re si trajner.

Marketing