Leica një prej brendeve më në zë të kamerave dhe partnerët kryesorë të Huawei, ka gjetur një bashkëpunëtor të ri ndërsa kompania Kineze përballet me sanksionet Amerikane që e kanë detyruar të tërhiqet nga tregjet ndërkombëtare.
Kompania Japoneze Sharp prezantoi Aquos R6 në Japoni i cili vjen me një lente me brendin e Leica dhe është sensori më i madh që mund të gjejmë sot në një smartfon.
Me madhësi 1-inç 20-megapiksel, në specifika është i ngjashëm me kamerat e rangut të lartë Sony RX100. Është sensori i dytë 1-inç që arrin të depërtojë tek një smartfon ku i pari u prezantua nga Panasonic në 2014-ën.
Telefoni që i përafrohet më së shumti për nga kamera është Xiaomi Mi 11 Ultra që ka një sensor 1/1.12-inç.
Me hapje f/1.9 është më i gjerë se çdo sensor tjetër prej 19mm. Aquos R6 ka ekran të madh prej 6.6-inç me rezolucion 2730×1260 piksel dhe shkëlqim prej 2000 nits.
Specifikat e tjera janë standard për një flagship të 2021 si procesori Snapdragon 888, 12GB RAM, 128GB memorie dhe bateri 5,000 mAh. Çmimi i smartfonit ende nuk dihet. /PCWorld Albanian