Telekomi i Maqedonisë e prezenton gjeneratën e re të televizionit digjital: MagentaTV

 Interfejs modern, TV opsione të avancuara, fotografi dhe zë me cilësi të lartë
 Gjithmonë, kudo dhe në të gjitha ekranet: TV, smartfon, tablet apo laptopp
 Me MagentaTV çdo televizor bëhet i zgjuar

Marketing

Makedonski Telekom e prezanton gjeneratën e re të televizionit digjital – MagentaTV, një platformë inovative televizive që ofron një përvojë krejtësisht të re, moderne televizive në përputhje me shprehitë dhe interesat moderne të abonuesve. Televizioni i ri është i disponueshëm në çdo kohë, kudo dhe në të gjitha ekranet, me figurë dhe zë me cilësi të lartë, interfejs modern interaktiv, qasje në aplikacione nga “Google Play Store”, TV-tekë, videotekë, videoklub, regjistrim, ndalim, rikthim dhe shumë opsione të tjera të avancuara.

“MagentaTV nuk është thjesht një emër i ri, por një evolucion në televizion, i cili është një përgjigje ndaj epokës së re digjitale dhe interesave të reja të abonuesve. Ne e filluam historinë e televizionit interaktiv në vitin 2008 dhe vazhdimisht prezantuam funksionalitete të reja, me të cilat ripërcaktuam televizionin klasik me kalimin e viteve. Por MagentaTV është shumë më tepër se funksionalitet i ri; është një histori krejtësisht e re, ku ju keni qasje në një numër të madh aplikacionesh në një vend, dhe mund të shikoni përmbajtjen tuaj të preferuar kudo që dëshironi, kur dëshironi dhe në çfarëdo pajisjeje që dëshironi” – theksoi Emilia Andonovska, Drejtoreshë kryesore për abonuesit privatë.

Çdo TV bëhet i zgjuar
MagentaTV është zgjidhja më moderne teknologjike e bazuar në cloud, me një pajisje të re (MagentaTV Box) dhe telekomandë Bluetooth me komanda zanore. Me MagentaTV, çdo televizor bëhet i zgjuar përmes një numri të madh aplikacionesh të disponueshme në Google Play Store, por edhe përmes aplikacioneve të instaluara prej më parë si: YouTube, HBO Max, GLEY. Përveç kësaj, ekziston mundësia e kërkimit me zë përmes përmbajtjes me ndihmën e Google Assistant. Në këtë mënyrë, të gjitha përmbajtjet televizive dhe shërbimet e transmetimit janë në një vend, të qasshme përmes interfejsit modern.

Gjithmonë kudo dhe në të gjitha ekranet
Mund të shikoni përmbajtjen tuaj të preferuar kudo që të jeni: në një kompjuter dhe laptop ose në një smartfone dhe tablet në lëvizje, përmes aplikacionit MagentaTV Go. Për më tepër, mund të filloni të shikoni në një pajisje, më pas të ndaloni dhe të rifilloni të shikoni të njëjtën përmbajtje në një pajisje tjetër. Në këtë mënyrë, TV përmbajtjet e juaja të preferuara nuk rezervohen vetëm për dhomën e ndenjes, por mund t’i shikoni kudo dhe kurdo që ju përshtatet.

Zgjidhje e qëndrueshme për mbrojtjen e mjedisit jetësor
MagentaTV Box është bërë nga plastika e riciklueshme dhe e biodegradueshme me paketim të bërë nga materiale natyrore të degradueshme që kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit. Ajo mban etiketën Green Magenta, e cila përdoret në Grupacionin Dojçe Telekom për produkte dhe iniciativa që sjellin ndryshime pozitive për të reduktuar ndryshimet klimatike dhe përdorimin e përgjegjshëm të burimeve.

MagentaTV është pjesë e portfolios së re Magenta 1, i cili do të përfshijë internet të pakufizuar celular 5G, internet në roaming, rritje të shpejtësisë optike dhe shumë risi të tjera.

Më shumë informacione në https://www.telekom.mk/magentatv.nspx

Marketing