Temperatura mbi 50°C, Dubai prodhon shi artificial (VIDEO)

Edhe pse vende të Europës Perëndimore si Gjermania e Belgjika po përballen me përmbytje masive, ndërkohë që së fundimi e njëjta situatë paraqitet edhe në Kinë, Dubai po përballet me të nxehtin ekstrm dhe mungesën e reshjeve.

Marketing

Temperatura e larta mbi 50 gradë celcius kanë bërë që autoritetet të marrin masa dhe të gjejnë zgjidhje alternative për të përballuar situatën.

Kështu janë krijuar “shira artificialë”, përmes dronëve të cilat lëshojnë ngarkesa elektrike në atmosferë në mënyrë që retë të grumbullohen dhe të prodhojnë reshjet e shiut.

Qendra Kombëtare e Meteorologjisë publikoi disa video që sollën një sasi të madhe të ujit që vërshoi në rrugë,.

Mesatarja e reshjeve në vit arrin vetëm katër inç. Në përpjekje për të frenuar thatësirat ekstreme, Emiratet e Bashkuara Arabe investuan 15 milion dollarë në nëntë projekte të ndryshme për prodhimin e shiut në 2017.

Sistemi aktual që përdoret për të ndryshuar ngarkesën elektrike të reve po drejtohet nga studiuesit në Universitetin e Reading në Angli dhe përllogaritet në miliona dollarë.

Profesori Maarten Ambaum, i cili punoi në projekt, i tha BBC në mars se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mjaftueshëm re për të krijuar kushte të përshtatshme për shiun.

https://www.instagram.com/p/CRjedNrFeId/?utm_source=ig_embed&ig_rid=3e743096-18fa-4be7-8433-4b44ea23f5b7

Marketing