Temperatura pranverore gjatë fundjavës

Qytetarët mund të bëjnë plane për fundjavë, sepse moti parashikohet të jetë me diell dhe me temperatura të larta, deri në 20 gradë. Siç bëjnë me dije nga Drejtoria Hidrometeorologjike, në Shkup dhe rrethinë, moti të shtunën pritet të jetë me diell dhe vranësira lokale të ulëta deri në mesatare, me frymë dhe reshje të dobëta të shiut nga drejtimi veriperendimor.

Marketing

DREJTORIA HIDROMETEOROLOGJIKE

“Në ditët në vijim moti do të jetë më i ngrohtë dhe me diell. Temperatura e mëngjesit do të zbresë nga ajo minimale -3 deri në -1 gradë, ndërsa ajo maksimale ditore do të lëvizë nga 9 deri në 13 gradë, në shumë vende temperatura do të kalojë në 10 gradë, ndërsa në zonat më të ngrohta qendrore dhe juglindore lokale do të arrijë deri në 20 gradë”.

Edhe pse qytetarët mendonin që fillimi i shkurtit do të jetë me borë dhe si mundësi për të pakësuar viruset, moti pritet të jetë ndryshe, me temperatura të larta dhe i thatë.

Përndryshe, në gjysmën e parë të javës së ardhshme temperaturat parashikohen të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Madje temperature këtë javë pritet të jetë nga 10-18 gradë Celsius.