Ballina Lajme Maqedoni Temperaturat e larta detyrojnë Qeverinë të merr këtë vendim

Temperaturat e larta detyrojnë Qeverinë të merr këtë vendim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar qeverinë se ka marrë informacion nga Instituti i Shëndetit Publik dhe alarmi i motit nga Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike për rikthimin e valës së të nxehtit që zgjat 2 ditë, në periudhën nga data 12.08.2024 deri më 13.08.2024. (e hënë dhe e martë).

Marketing

I gjithë territori i vendit do të ndikohet nga temperaturat e larta të fazës portokalli dhe sipas Planit të Veprimit të Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e pasojave të valëve të të nxehtit në shëndetin e popullatës.

Në përputhje me këtë, Qeveria miratoi masa shtesë për parandalim, përkatësisht:

1. Lirim nga puna për grupet më të prekura të popullsisë: gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç në periudhën nga data 12.08.2024 deri më 13.08.2024 (e hënë dhe e martë). Në të njëjtën periudhë, punëdhënësit duhet të riorganizojnë aktivitetet e punës së punëtorëve të ndërtimit dhe punëtorëve që punojnë jashtë, duke shmangur ndërtimet dhe aktivitetet e tjera të punës në natyrë në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

2. Duke pasur parasysh faktin se disa procese të rrezikshme të prodhimit dhe teknologjisë mund të paraqesin rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, punëdhënësit detyrohen të respektojnë rregullat ligjore në këtë fushë.

3. Në ambientet e kujdesit për fëmijët (kopshtet), nuk duhet të praktikohet aktiviteti fizik dhe fëmijët nuk duhet të nxirren jashtë në mes të orës 11:00 dhe 17:00.

4. Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Çështje Sociale në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit të ofrojnë ndihmë për personat e vetmuar, të moshuar, të pafuqishëm dhe të pastrehët.

Marketing
Exit mobile version