Temperaturat e larta, tetë kolapse në orët e mëngjesit

Tetë kolapse të qytetarëve kishte sot në orët e mëngjesit në vendet publike në Shkup për shkak të temperaturave të larta. Shpesh kemi ndërmjet 90 dhe 100 thirrje brenda ditës,ndërsa këto ditë ka rritje prej 15 deri 20 për qind dhe brenda ditës kemi 110 thirrje. Në vendet publike ka më shumë kolapse në dy ditët e fundit, deklaroi mjeku Georgi Karamanovski, shef i ndërrimit në Ndihmën urgjente mjekësore.

Marketing

Ai theksoi se qytetarët të cilët nuk ndjehen mirë për shkak të motit të nxehtë janë zakonisht persona të sëmurë kronikë, me probleme të frymëmarrjes, por ka edhe të atillë me sulme në tru dhe infarkte. Një pjesë e qytetarëve nuk i dëgjojnë rekomandimet të cilat i japim nëpër mediet publike, ndërsa kanë të bëjnë me motin e nxehtë dhe kolaborojnë”, shtoi Karamanovski.

Ai shtoi se rekomandimet deri te qytetarët të cilat kanë të bëjnë me motin e nxehtë janë standarde të cilat i jep Organizata Botërore e Shëndetësisë, ndërsa ato janë në periudhën mes orës 11 dhe 17 të mos dilet jashtë në diell, të pihet sasi më e madhe e ujit dhe lëngje të tjera, të kenë kujdes me ushqimin i cili duhet të jetë i freskët dhe të mos ketë majonezë, të vishen rroba të pambukta dhe me ngjyra të hapura dhe të qëndrohet në hapësira të klimatizuara.

Marketing