Temperaturat përvëluese/ Ndihma e shpejtë: 4 thirrje në ditë për humbje ndjenjash

Për shkak të temperaturave të larta ndihma e shpejtë e kryeqendrës mesatarisht merr katër thirrje në ditë për shkak të humbjes së ndjenjave të qytetarëve në ambiente publike. Derisa në kushte shtëpiake shtypja e lartë është shkaku kryesorë i thirrjes së ndihmës së shpejtë.

Marketing

“Nëse nuk keni nevojë të domosdoshme mos dilni nga shtëpia në periudhën e të nxehtit më të madh. Të mos ftohen shum hapsirat, që ato të jenë në 19 gradë e më pas të dilet jashtë në 40 gradë, apo e kundërta nga 40 të hyni në ambient me 19 gradë pasi në atë rast organizmi mund të marr shok”, theksojnë nga ndihma e shpejtë.

Poashtu gjatë ditës nuk preferohet rritja e aktiviteteve fizike, derisa rekomandohet veshje dhe ushqim i lehtë, si dhe lëngje natyrore dhe ujë.

Marketing