Ten Hag largohet nga “Old Traford”, Man. Junajted nis bisedimet me dy trajnerë

Ajax's head coach Erik ten Hag gives directions to his team, as Valencia's head coach Albert Celades is seen left, during the group H Champions League soccer match between Ajax and Valencia at the Johan Cruyff ArenA in Amsterdam, Netherlands, Tuesday, Dec. 10, 2019. (AP Photo/Peter Dejong)

Përkundër faktit se fitoi trofeun e dytë që prej se mori frenat e klubit, Erik Ten Hag është në rrezik serioz që të shkarkohet nga klubi. Sipas “The Telegraph”, klubi ka mbajtur bisedime me agjentët e dy trajnerëve të njohur – Tomas Frank dhe Maurisio Pokettinjo.

Marketing

Raporti shton se Junajtedi është takuar me rrethin e dy trajnerëve teksa po eksplorojnë të gjitha opsionet e tyre para se të marrin një vendim përfundimtar për holandezin. Personat vendimmarrës tek klubi anglez së shpejti do të mbajnë një takim ku do të bëhet rishikimi i plotë i rezultateve që klubi arriti në sezonin 2023/2024, aty ku do të përcaktohet fati i 54-vjeçarit.

Trajneri i Brentfordit, Tomas Frank, ka bërë një punë të jashtëzakonshme gjatë gjashtë viteve të fundit ndërsa Poketinjo momentalisht është i papunë pas largimit të tij nga Çellsi.