Tensione mes policisë dhe protestuesve, pezullohen seancat në Senat

Seancat në Dhomën e Përfaqësuesve në Senat për të konfirmuar fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden, janë pezulluar si pasojë e përshkallëzimit të përleshjeve midis protestuesve pro-presidentit amerikan, Donald Trump dhe policisë në ndërtesën e Capitolit.

Marketing

Ligjvënësit në të dy Dhomat ishin mbledhur për ta konfirmuar zgjedhjen e demokratit Joe Biden për president të ardhshëm amerikan, një rezultat ky që po kundërshtohet nga protestuesit.Pamjet televizive të disa transmetuesve amerikanë tregojnë protestues brenda dhe jashtë ndërtesës së Kongresit, si dhe arritjen e forcave shtesë të policisë.Si rrjedhojë, policia e Capitolit ka mbyllur gjithë ndërtesën dhe ka shoqëruar ligjvënësit në zona të sigurta.

Procesi, që zakonisht është rutinor dhe ceremonial, duket se do të shkojë ngadalë, pasi disa republikanë të presidentit aktual, Trump, kanë vendosur ta sfidojnë konfirmimin, duke u thirrur në pretendime të pabaza për mashtrime në zgjedhje.

Marketing