Ballina Sport Tensionet Rusi-Ukrainë, UEFA ende pa ‘plan B’ për finalen e Championsit

Tensionet Rusi-Ukrainë, UEFA ende pa ‘plan B’ për finalen e Championsit

Finalja e Champions League është programuar të luhet më 28 maj në Shën Petersburg të Rusisë. Por, tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës në javët e fundit po rrezikojnë luajtjen e finales atje.

Marketing

Dy vendet janë në prag lufte, teksa UEFA ka reaguar në lidhje me mundësinë e zhvendosjes së duelit të zjarrtë në ndonjë shtet tjetër.

Agjencia gjermane DPA, raportoi deklaratat zyrtare të qeverisë evropiane të futbollit në lidhje me këtë çështje. Krerët e UEFA-s po presin dhe për momentin nuk ka vendime drastike.

“Nuk kemi asnjë plan për momentin për zhvendosjen e finales së Champions League, e planifikuar të zhvillohet më 28 maj në Shën Petersburg”, deklaroi një zyrtar i UEFA-s.

Marketing
Exit mobile version